ARKATANA

Shpallja e rezultateve përfundimtare, së paku edhe 10 ditë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shpallja e rezultateve përfundimtare që nuk pritet të bëhet para 10 ditësh, nuk do të sjellë ndryshim të madh në përqindjen e votave të fituara nga subjektet politike, shkruan sot Koha Ditore.

Me gjithë kërkesat për rezultate të shpejta, zyrtarë të institucionit kryesor që menaxhon zgjedhjet kanë thënë se nuk mund të shpejtojnë procesin në dëm të saktësisë së rezultateve. E kërkesa e AKR-së, për rinumërim të të gjitha votave, nuk do të aprovohet.

Fundamenti

Numërimi i votave me kusht, i votave jashtë Kosovës dhe i votave të votuesve me nevoja të veçanta, që pritet të fillojë të hënën, do ta shtyjnë shpalljen e rezultateve finale. Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë për gazetën se pa u bërë verifikimi i këtyre votave nuk mund të fillojë as numërimi i tyre.

Por, sipas tij, ky proces nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në përqindjen e votave që kanë fituar partitë politike. Janë rreth 13 mijë vota me postë, ndërsa 21 mijë e 800 vota të votuesve me kusht./Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.