United Hospital

Surroi, ministër i Jashtëm në qeverinë Haradinaj?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas aleancës së arritur ndërmjet bllokut opozita, që në opinionin po shihet edhe si “koalicioni i inatit”, këto subjekte politike duket se kanë bërë aleancë edhe me personalitete që kanë ndikim publik në masë.

Sipas burimeve të Telegrafit, posti i ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Haradinaj 2, e cila po pretendon të krijohet nëse PDK-ja nuk arrin të krijojë qeverinë, i është ofruar ish-drejtuesit të ORA-s, publicistit Veton Surroit.

Ky emërim me sa duket po mbështetet edhe nga Vetëvendosja, e cila është afruar me Surroin, që nga koha kur pjesë e saj është bërë edhe zyrtarisht ish-zëdhënësi i partisë së Surroit, Ylli Hoxha.

UBT

“Qeveria e koalicionit opozitar do të mbledh rreth vetes të gjithë opozitarët, si ata që janë aktiv në politikë, ashtu edhe ata që kanë luajtur apo luajnë ende rol opozitar në forma të ndryshme. Po synojmë të krijojmë një bllok stabil, i cili Thaçit do t’ia bëjë të pamundur dominimin në skenën politike”, bëjnë të ditur burime të Telegrafit brenda koalicionit opozitar.

Sipas këtyre burimeve, i nominuari për kryeministër nga opozita, do t’iu bëjë ofertë edhe disa publicistëve të tjerë që t’i bashkohen në qeverisjen Haradinaj 2.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.