Uji Dea

Fluks i madh i studentëve në universitete

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Universitetet publike sivjet do të pranojë më shumë studentë në vitin e parë sesa ka ndodhur ndonjëherë që nga paslufta.

Numri i “brucoshëve” që do të pranohen për studime në vitin akademik 2014/15, do të shënojë rritje në të gjitha universitetet publike në vend, duke u prirë nga universiteti i parë në vend, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) ka pranuar se ka dhënë “lejen” për të shtuar numrin e studentëve të rinj në të gjitha njësitë akademike.

Uji Dea

Zyrtarë të lartë të MASHT-it e kanë arsyetuar këtë rritje, me numrin e madh të maturantëve që këtë vit ka arritur në 46 mijë veta. Heqja e klasës së 13-të dhe numri i ngeljeve në provim vitin e kaluar ka dyfishuar numrin e maturantëve që do t’i nënshtrohen provimit të maturës për të hyrë më pas në Universitet.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) kritikuesja më e madhe e mosplotësimit të mjaftueshëm të raportit student-profesor nëpër fakultete, si dhe mungesës së hapësirës së mjaftueshme për studim, ka pranuar të rritet numri. Megjithatë, ka kërkuar që të mos shkelen ato kritere në bazë të të cilave është lejuar akreditimi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.