ARKATANA

Blloku opozitar me grup të përbashkët për postin e kryeparlamentarit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sipas rregullores, grupi më i madh parlamentar propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore. Për ta siguruar postin e kryetarit të Kuvendit, LDK-ja, AAK-ja e NISMA kanë vendosur të krijojnë një grup të përbashkët parlamentar.

Blloku që po synon të qeverisë Kosovën në katër vjetët e ardhshëm pretendon se qysh në fillim të seancës, kur bëhet regjistrimi I deputetëve, do të ketë më shumë sish se PDK-ja.

ARKATANA

Zyrtarët e Kuvendit nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë nëse grupet parlamentare krijohen para zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit apo pas zgjedhjes së tij.

“Askund në Kushtetutë nuk thuhet se presidentja duhet ta thërrasë partinë ose koalicionin që ka fituar zgjedhjet për ta bërë Qeverinë. Ajo duhet ta kërkojë vetëm shumicën e nevojshme në Kuvend, e cila garanton se shteti mund të bëhet me Qeveri”, ka thënë Alexander Borg Olivier