Uji Dea

UBT bashkorganizatore e Konferencës së Pestë Ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Departamenti Matematikë, Statistikë dhe Informatikë në kuadër të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës (UT), për herë të pestë organizoi konferencën dyditore shkencore në nivel ndërkombëtar me temën “Sistemet e Informacionit dhe Teknologjitë inovative drejt një ekonomie digjitale”. Konferenca u organizua nën patronazhin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, bashkorganizatorë UBT, dhe u mbajt në kryeqendrën e Republikës së Shqipërisë, Tiranë.

Përveç krerëve të të tria institucioneve organizatore, si presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, rektori i Universitetit të Tiranës (UT), Dhori Kule, dhe kryetar i Akademisë së Shkencave (ASHK), Gudar Beqiraj, në hapjen solemne morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Shqipërisë, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena Harito, etj.

Duke përshëndetur konferencën, Hajrizi vlerësoi lart bashkëpunimin midis institucioneve shkencore të të dyja shteteve, bashkëpunimi i cili duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të shkëmbehen përvojat dhe të arrihen rezultate edhe më të mëdha në hulumtimet dhe inovacionet shkencore, në mënyrë që studentët dhe ekspertët shqiptarë nga të dy shtetet të ecin krahas kolegëve të tyre nga shtetet më të zhvilluara botërore në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë.

Kurse, Kozeta Sevrani, organizatore e Konferencës dhe përgjegjëse e Departamentit Matematikë, Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në UT, përveç që i përshëndeti të pranishmit falënderoi edhe partnerët dhe sponsorët e kësaj konference, akterë të njohur të tregut shqiptar, të cilët me dashamirësinë e tyre ofruan mbështetjen e tyre për zhvillimin e kësaj konference.

Uji Dea

Ministrja Harito përveç tjerave foli për projektet e MIAP dhe Qeverisë, u ndal në një projekt madhor si ai i reformës së shërbimeve publike, duke i bazuar ato në digjitalizim dhe inovacion, dhe shpjegoi se ky projekt është një reformë e rëndësishme ligjore dhe strukturore e funksionimit të administratës.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, udhëhoqi edhe sesioni “Emerging Technologies”, si dhe ka prezantuar dy punime shkencore.

Për dy ditë më radhë në konferencë u mblodhën një numër i madh i pedagogëve, studiuesve dhe ndërmarrjeve të fushës së dhe IT-së nga shumë vende të rajonit dhe Evropës. Janë paraqitur mbi 170 punime shkencore, dhe u kumtuan në disa sesione paralele gjë që i dha konferencës një karakter shumë të rëndësishëm me peshë shkencore. Paraqitësit e kumtesave, përveç nga Shqipëria dhe Kosova, ishin edhe nga shtete e shumta të Evropës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.