ARKATANA

Marrëveshja është legjitime

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njohësit e çështjeve kushtetuese ka thënë se marrëveshja ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nimës është legjitime dhe ato mund ta formojnë qeverinë në rast se PDK-ja dështon ta formoj qeverinë e re brenda 15 ditësh.

Njëri nga ish-anëtar e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka ka thënë se partia që ka marrë më së shumti vota duhet tia prezantoj presidentës së vendit kandidatin për kryeministër e pastaj ajo e nominon para Kuvendit. Por sipas tij në rast se dështon t’i marrë votat e nevojshme për formimin e qeverisë, atëherë duhet t’i jepet rasti partisë që garanton që i ka votat e nevojshme.

“Në Kushtetutë nuk është e përcaktuar se nominimi i dytë nga cila parti duhet të bëhet, por mund të bëhen kombinime tjera, mund të tentoj partia e parë me një koalicion tjetër, por në praktikat parlamentare nuk përdoret ajo fomrë, por nëse në rastin e parë dështon partia e parë, atëherë ajo nuk kontribuon në rastin e dytë.

ARKATANA

Tani po diskutohet ajo që subjektet politike që kanë më pak vota individualisht sesa PDK-ja, a janë moralisht të kualifikuara për të bërë koalicion për ta qit në offside subjektin politik me më shumë vota, pra ky është aspekti politik, ndërsa aspekti kushtetutar e toleron çfarëdo kombinatorike që e ka këtë kërkesë, pra që e ka shumicën absolute. Në rast se PDK dështon ta formoj qeverinë duhet t’i jepet mundësia partisë së tjetër që e dëshmon që i ka numrat për ta formuar qeverinë”, ka thënë Smaka.

Edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu e pohon një gjë të tillë.

““Nëse partia e parë nuk arrinë që ta gjej një zgjidhje e cila kërkon koalicion dhe në të cilin duhet të përfshihen edhe minoritetet, atëherë i jepet partisë së dytë me radhë e cila mund të bëjë koalicion, e nëse as kjo nuk arrin atëherë shkoheht në zgjedhje. Kushtetuta nuk e specifikon, se cilës parti duhet t’i jepet mundësia, por kjo është një rrejdhë logjike, nëse dështon e para i jepet rasti partisë së dytë”, është shprehur Baraliu./zeri/