FIDANISHTJA

Publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë për klasat nënta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria e Arsimit në Gjilan publikon rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënës të klasave të nënta të cilët iu shtruan këtij testi më 23 maj 2014. Këtë vit testit të arritshmërisë iu shtruan 1605 nxënës të njëzet e katër shkollave të komunës së Gjilanit.

Me qëllim që ky proces të ecën si është më së miri, DKA angazhoi 180 mësimdhënës, katërmbëdhjetë komisionarë dhe vetë menaxherët e shkollave. Procesin e testimit, gjithashtu, e përcollën edhe shtatë komisionarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.

FIDANISHTJA

Ashtu, sipas orarit të planifikuar më parë, rezultatet e testit arritën në DKA me datën 9 qershor për publikim. Përmes këtij rezultati mund të vlerësohet jo vetëm dija e nxënësve, por edhe puna dhe angazhimi i mësimdhënësve për gjatë gjithë procesit mësimor. Krahasuar me vitin e kaluar, nota mesatare e dijes së nxënësve këtë vit është më e lartë për 3.50. Duke analizuar këto rezultate të arritura vihet re, se disa shkolla kanë arritur sukses më të mirë .

Drejtoria e Arsimit falënderon nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimet e tyre në mësimdhënie e mësim nxënie për këtë vit shkollor. Vetëm dritë e diturisë na shpie përpara. Gjithçka mësohet nga libri andaj, nxënës të dashur, mirë se vini në klasat e dhjeta të Arsimit të Mesëm të Lartë. Shkollat e Arsimit të Mesëm të Lartë, nga data 16.06 2014 do të hapin konkurs për regjistrimin tuaj në klasa të dhjeta thuhet në njoftimin e Nazmi Musës drejtor i arsimit në Gjilan./rajonipress/