Shaqiri: Jam ende me Bayernin!
Xherdan Shaqiri ka hedhur poshtë mundësinë për tu larguar në drejtim të Liverpoolit, të paktën për momentin.Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka folur shkurtimisht rreth të ardhmes së tij te Bayern Munichu.
Gjatë qëndrimit në Brazil, Xherdani u pyet rreth të ardhmes së tij, marrë parasysh interesimin e Liverpoolit dhe Manchester Unitedit për shërbimet e tij.
E, përgjigja e Shaqiri erdhi me një të qeshur: “Jam ende me Bayern Munichun!”.
Ndryshe, Xherdani kohë më parë shprehi pakënaqësinë e tij për minutat e paktë nën urdhrat e Pep Guardiolës, duke aluduar në një largim.


