UBT

I shumëkërkuari Loret Sadiku

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Loret Sadiku është duke u shndërruar ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë. Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherit Përfaqësueses së Kosovës, do të largohet nga skuadra aktuale Helsingborg, për një skuadër më me emër në futbollin evropian.

22-vjeçari ka vendosur që të largohet nga futbolli suedez, ku në fund të vitit i skadon kontrata me Helsingborgun, dhe klubi dëshiron ta shesë pasi ai nuk ka pranuar ta zgjasë kontratën, në mënyrë që të fitojë para nga kartoni i tij.

Mobi Casa

Së fundmi faqja e njohur angleze ‘talksport.com’, ka shkruar se për mbrojtësin kosovar, interesim ka shprehur edhe dy gjigantët anglez Liverpool dhe Arsenal, të cilët janë duke e monitoruar gjendjen e tij. Ndërkohë, interesim ka edhe nga skuadra e njohur italiane Lazio, ajo gjermane Schalke 04, belge Club Brugge por edhe nga disa skuadra më të vogla gjermane si dhe nga kampionati turk dhe ai zviceran.

Loreti është bërë futbollisti shqiptar më i kërkuar në Evropë, dhe falë talentit të tij ai pritet të luaj në ndonjërën prej ligave më të mëdha evropiane. Në një bisedë për Arenën, djaloshi nga Prishtina e ka pranuar se ka shumë oferta në duar por ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij pas largimit nga Helsingborgu…(Tribuna – Arena).