Mobi Casa

Rashkaj nuk shitet lirë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës Anel Rashkaj pritet që të përfundojë aventurën me skuadrën e tij, Sandnes Ulf. Zyrtarët e klubit norvegjez bëjnë të ditur se Rashkaj nuk dëshiron të vazhdoj kontratën me skuadrën e tij.

Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës Sandnes, të mendojnë të shesin futbollistin e tyre. Sipas mediave norvegjeze, zyrtarët e skuadrës janë duke menduar të shesin Rashkajn me një çmim sa më të lartë.

Uji Dea

Të kujtojmë se Rashkaj kishte problem me skuadrën e tij pasi ai dëshironte me çdo kusht të luante ndeshjen me Kosovës ndaj Turqisë, gjë e cila u bë shkak i mosmarrëveshjes ndërmjet këtyre dy palëve.