FIDANISHTJA

Dita ndërkombëtare e fëmijëve u shënua me këngë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në spektrin e organizimeve të shumta kulturore në komunën e Gjilanit, edhe manifestimet për fëmijë kanë zënë vend të merituar. Në këtë kontekst, një grup i krijuesve të muzikës për fëmijë kohë më parë mori vendim që të organizon edhe festivalin më këngë për fëmijë. Kështu, ky festival, tashmë ka marrë të gjitha konturat e një manifestimi të mirëfilltë kulturor kushtuar fëmijëve dhe mbahet pikërisht në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ditë këtë që e kanë pranuar shumë vende të botës me qëllim të shtimit të vëmendjes në drejtim të mirëqenies së fëmijëve.

Gjilanasit, Festivalin e fëmijëve e pagëzuan “LYRA” dhe ky festival që sivjet u mbajt për të pestën herë me drejtor Kushtrim Jakupin, tashmë ka kaluar suazat e komunës dhe dalëngadalë po zgjerohet gjeografikisht-duke synuar suaza kombëtare.

Sivjet në këtë festival morën pjesë 22 këngë nga këngëtarët e vegjël nga Gjilani, Kamenica, Ferizaji, Prishtina dhe diaspora. Këngët i përcolli edhe kori i festivalit i përgatitur e i dirigjuar nga Albina Jakupi, ndërsa moderator qe aktori i mirënjohur gjilanas Fatmir Spahiu.

Në edicionin e sivjetmë të këtij festivali u paraqiten: Erion Hoti [I këndoj Shqipërisë], Eliza Zajmi [ Aftësitë e mia], Elsa Mulaj [Gjyshja ime], Olti,Vigani,Lisi dhe Blendi [Loja jonë], Emara Berisha[Mësuesës], Blendi Kastrati (Instrumentët popullore], Triola Jakupi [ Un’ gomare s’jam], Olti Shaqiri dhe Dion Gjakova [Tifozat e “Dritës”], Ejona Gjinolli [Rio], Olsa Ajeti [Stili], Lior Hajdari [Luajm’ “Gagnam-style], Ilda Nuhiu [Barbi], Valëza Maloku [Adea nga diaspora], Olsa Jetishi [Super Star], Princesha dhe Avdyl Morina [Dora e zgjatur], Genc Bislimi [Goku], Olsa Ramadani [Do bëhem ylli i shoqërisë], Enes dhe Rinas Bunjaku [Imagjinata], Elda, Era dhe Vjollca [Viva la muzica], Eliesa Jakupi [Shkopi magjik], Eldi dhe Koela Troshupa [Zgjohem herët] dhe Dea Behluli [Ditëlindja e nënës].

Uji Dea

Nga kjo shihet se ky festival përherë po vjen duke u zgjeruar dhe sivjet në te defiluan me këngë e kreacione artistike 31 fëmijë ndërsa u paraqiten tekstet e 15 autorëve, 18 kompozitor dhe 12 veta bënë orkestrimet. Për të shtuar vullnetin e solistëve e për ta bërë festivalin më masiv të gjithë fëmijët u shpërblyen: Hiti i mbrëmjes: Dea Behluli, Solisti më i mirë: Genc Bislimi, Solistja më e mirë: Olsa Jetishi, Solisti më i ri: Lior Hajdari, solistja më e re: Ilda Nuhiu, Dueti më i mirë: Olti Shaqiri dhe Dion Gjakova, Grupi më i mire: Olti, Vigani, Lisi dhe Blendi, Teksti më i mirë: Enes dhe Rinas Bunjaku, Orkestrimi me i mirë: Olsa Ramadani, Prezantimi skenik: Elda, Era dhe Vjollca,Hop-hop hiti: Eliesa Jakupi, Shkolla e muzikës: Elsa Mulaj, Interpreti i mbrëmjes: Ejona Gjinolli, Olti TV: Eliza Zajmi, Creative musik: Princesha dhe Avdyl Morina, Kreativiteti: Eldi dhe Koela Troshupa, 1 Qershori: Emara Berisha, RTV 21: Valëza Maloku, Junior: Olsa Ajeti, Lyra: Blendi Kastrati, Diaspora: Erion Hoti dhe çmimi i publikut: Triola Jakupi.

Këngët më të mira të festivalit i zgjodhën vetë interpretuesit duke votuar, dhe kështu vendi i parë i takoi Ejona Gjinollit me këngën “Rio”, vendi i dytë grupit Star Girlls [Elda, Era dhe Vjollca] me këngën “Viva la musica” dhe vendi i tretë: Ilda Nuhiut me këngën “Barbi”.

Edicionin e pestë të Festivalit të këngës për fëmijë “LYRA” në Gjilan sivjet e ndihmuan Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, Zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit, Drejtorati për kulturë, rini dhe sporte i komunës së Gjilanit, ndërsa sponsor medial ishte Radio televizioni 21./ukshin zajmi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.