FIDANISHTJA

Tottenham pas Xhemajlit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

E kërkojnë në Itali e Gjermani, kurse tani e duan edhe në Angli. Blerim Xhemajli, pavarësisht se po përgatitet me Zvicrën për Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’, po vërshohet vazhdimisht nga klubet tjera. Mesfushori shqiptar i Napolit, pritet të ndahet këtë verë me skuadrën.

Klubi i fundit që po kërkon shërbimet e tij është Tottenham Hotsur. Anglezët duan ta rikthejnë në Ishull tetovarin, pavarësisht se disa vjet më parë kishte kaluar kohëra të këqija në Bolton.

UBT

Siç shkruan ‘Daily Mirror’, drejtuesit e Tottenhamit janë të interesuar të marrin lojtarin sa më shpejt që është e mundur. Xhemajli kërkohet edhe nga Milani e Interi, si dhe Borussia Monchengladbach.