ARKATANA

Fidan Aliti, preshevari i skuadrës Kuq e Zi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fidan Aliti me origjinë nga fshati Miratoc i Luginës së Preshevës, edhe pse vetëm 20 vjeç gjatë këtij stinori po shkëlqen si mbrojtës i majtë në Klubin Futbollistik FC Luzern të Zvicrës. “Raiffeisen Super League” është liga më e fortë dhe më cilësore në Zvicër, prandaj pak kush ka besuar që preshevari Aliti, kaq shpejt mund të bëhet shtyllë kyçe e mbrojtjes së Luzernit.

Fidani shtatgjatë në radhët e Luzern-it erdhi nga skuadra “Basel Sport Club Old Boys” që zhvillon gara në “Premiere League Promotion” një Ligë kjo dy-tre shkallë më ultë dhe dukshëm më e dobët se Liga,ku luan tani Fidan Aliti.

Aliti i vetëdijshëm se vetëm me punë mund të arrihet suksesi u tregua i përpiktë në ushtrime, gjë të cilën e diktoi argjentinasi Carlos Bernegger trajner i Luzernit, dhe menjëherë e aktivizoi në njëmbëdhjetëshin e parë. Aliti plot vullnet dhe mjaft energjik që në debutimin e parë në fanellën e Luzernit ka shkëlqyer duke kënaqur të gjithë sportdashësit e klubit të tij të ri.

Preshevari Aliti dallohet edhe me krosimet e tij te bukura . Ai përveç evitimit të rrezikut para portës së Luzernit, shpeshherë e furnizon me topa edhe sulmin. Falë lojës së bukur të Fidanit dhe të bashkë lojtarëve të tij FC Luzerni aktualisht është pozicionuar në vendin e katërt me 51 pikë të tubuara.
Mediet e këtushme qofshin vizive apo të shkruara e veçanërisht ato të sportit duke parë lojën e shkëlqyer të Alitit, dhe top formën e tij po e vërshojnë atë, duke e vendosur në ballinat e tyre.

Uji Dea

Duhet theksuar se në këtë Klub të Zvicrës, gjermanishtfolëse luajnë edhe tre bashkëkombës të Fidanit. E, ata janë: Jahmir Hyka, Hekuran Kryeziu dhe Haxhi Neziraj.

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, e ka nuhatur shpejt formën e mrekullueshme të Fidan Alitit, dhe me të drejtë e ka orientuar busullën nga ai për ta inkuadruar në skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë.

Arif Ejupi

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.