ARKATANA

De Biasi: Është hera e fundit që do t’i japim Kosovës lojtarë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka qetësuar opinionin në Shqipëri, duke insistuar se është hera e fundit që ka dhënë leje që një lojtar i Kombëtares shqiptare të luajë për Kosovën në miqësore.

Italiani ka pranuar se vetë i ka dhënë dritën e gjelbër mbrojtësit Mërgim Mavraj që të ndihmojë Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Senegalit, më 25 qershor në Zvicër.

Uji Dea

Ai thotë se këtë leje e dha pasi pa që Kosova nuk ka alternativa në mbrojtje dhe pas lutjes që i bëri seleksionuesi i Kosovës, Albert Bunjaki, për këtë favor./KOHA.net/