Hidromorava

Xhaka: Inter, jam i koncentruar në Botëror

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mediat italiane raportojnë se Granit Xhaka mund të përfundoj në Inter gjatë kësaj vere. Madje, babai i mesfushorit kosovar, Ragipi e mirëpret një gjë të tillë. Por, anëtari i Mönchengladbachut thotë se nuk i interesojnë spekulimet, derisa është i koncentruar në Kampionatin botëror.

Emri i Granit Xhakës është në listëtfutbollistëve dëshirave të skuadrës së Interit, raporton gazeta e përditshme italiane Gazzetta dello Sport. Madje, babai i mesfushorit kosovar, Ragipi e mirëpret një gjë të tillë.

“Interesimi i Inter na bën krenar, do të ishte një objektiv i rëndësishëm. Nëse ai do të largohet nga Borussia, atëherë në shprehje do të vjen vetëm shitja”, ka deklaruar Ragipi për mediat italiane.

Mobi Casa

Por, Granit Xhaka, i cili është grumbulluar me përfaqësuesen e Zvicrës, thotë se nuk i interesojnë spekulimet, derisa është i koncentruar në Botëror.

“Spekulimet e tilla për mua nuk do të thonë asgjë. Për mua tani Kampionatit botëror ka filluar. Jam i koncentruar plotësisht në ekipin kombëtar. “, tha mesfushori i Borussia Mönchengladbach.