Fundamenti

Studentët e UBT-së vizituan Shqipërinë, takuan presidentin Nishani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Mbi 45 studentë të Fakultetit të Medias dhe Komunikimit, Shkencave Politike dhe Juridikut në UBT, gjatë këtyre ditëve organizuan vizitë katër ditorë në Republikën e Shqipërisë. Këtij organizmi studimor, përveç studentëve iu bashkëngjitën edhe disa nga anëtarët e stafit akademik të këtyre Fakulteteve.

Studentët gjatë kësaj vizite kanë vizituar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotin Bujar Nishani, i cili mbajti një fjalim para studentëve për zhvillimet aktuale dhe nevojën e rinisë dhe politikës që t’i kushtojë më shumë vëmendje krijimit të kushteve për të ardhmen e përbashkët.

Dekani Belul Beqaj, falënderoi Presidentin Nishani, në emër të studentëve dhe Presidentit të UBT-së, Edmond Hajrizi.

Po ashtu, presidenti Nishani në rrjetin e tij social në facebook, ka postuar foto të realizuara bashkë me studentë ku komenton: “Një takim shumë miqësor me studentë të UBT, Prishtinë. Bashkëbisedim i hapur me përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti i Medias dhe Komunikimit si dhe Fakulteti Juridik, nën shoqërimin e dekanit, Belul Beqaj”.

Gjatë të njëjtës ditë studentët kishin vizituar edhe sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite, përveç ambienteve të brendshme, ata patën mundësi të njihen edhe me rolin dhe funksionet e pozicioneve kryesore politike dhe administrative të Kuvendit, si dhe të bëjnë dallimet e praktikës parlamentare të Shqipërisë me atë të Kosovës.

Fundamenti

Ditën në vijim studentët u pritën në Ambasadën e Kosovës në Republikën e Shqipërisë nga i ngarkuari me punë dhe zv/ambasadori Gani Veselaj, i cili foli për rolin e ambasadave në politikën e jashtme të Kosovës, rëndësinë e veçantë që ka Ambasada e Kosovës në Tiranë në këtë fushë, si dhe për strukturën e brendshme organizative të ambasadës.

Vizitat vazhduan në TV Klan dhe ABC News, ku kryeredaktorët dhe gazetarët kishin organizuar ture për grupet e studentëve, që vizituan pjesën më të madhe të sallave të lajmeve dhe emisioneve të këtyre televizioneve, si dhe patën mundësi të bashkëbisedojnë e të shkëmbejnë eksperienca me punonjësit e tyre. Vizituan edhe disa institucione universitare.

Qëllimi i kësaj vizite bazohej në përftimin e informacioneve dhe njohurive dalluese karshi institucioneve homonime dhe medias që ka Kosova në raport me Shqipërinë.

“Vizituam disa institucione dhe i pamë nga afër se si zhvillohej puna ekipore në to, ngjashmëritë e dallimet nga Kuvendi i Kosovës. Më pastaj Presidenti Bujar Nishani na tregoi sfidat dhe sukseset në fushën e edukimit, arsimit. Por vendi që më ngjalli më shumë interesim ishte TV Klani, shikova se si realizohen lajmet drejtpërsëdrejti, si shkon procedura deri në publikimin apo transmetimin e lajmit. Eksperiencë e paharruar që na ofroi Universiteti gjigant i diturisë UBT”, tha studentja Albina Zeneli. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.