KKVITI

AKV “GJILANI” paraqitje dinjitoze në Festivalin e Rahovecit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me Çmimin,,Muhamet Malsori” për Këngëtarin më të mirë, ky çmim iu nda Nehat Feratit.

Ky festival mbahet për nderë të javës së dëshmorëve të kombit nga kjo trevë dhe kishte karakter garues, pjesëmarrës ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira shqiptare.

Uji Dea

Konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit “GJILANI “për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, por dhe në paraqitjet e tjera nëpër festivale të ndryshme bën që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.

Ansambli “GJILANI” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut, të përgatitur nga Këshilli Artistik i Ansamblit të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për ta paraqitur Ansamblin ,,GJILANI” sa më bukur në ngjarje të ndryshme kulturore e ata janë: Qemajl Musliu, Murat Ismajli, Afrim Haziri, Nehat Ferati dhe Rifat Idrizi ka njoftuar kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/