ARKATANA

Në Muzeun e Qytetit të Gjilanit, ekspozohet një pjesë e trashëgimisë së “Flakës…”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Nën organizimin e Njësisë për Kulturë , Rini dhe Sport të KK të Gjilanit dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore që vepron në kuadër të MKRS, në Gjilan është hapur sonte ekspozita me material të ndryshme të Manifestimit “Flaka e Janarit”, e cila këtë viti mbushi 25 vite jetëgjatësi me gjithsejtë 26 edicione.

Organizatorët e këtij ekspozimi, Arton Hoxha drejtor i QRKT si dhe Bashkim Nexhipi, koordinatorë i NJKRS, thanë se, përmes kësaj ekspozite po mëtohet të grumbullohet, sistemohet dhe ekspozohet për publik, trashëgimia kulturore e këtij manifestimi në shkallë kombëtare, i filluar në Gjilan, këtu e 25 vite më parë.

FIDANISHTJA

Përndryshe, nga katër shtyllat kryesore të Manifestimit, artit muzikor, pamor, skenik e atij letrar, në hapësirat e Muzeut, u shpërfaq një pjesë e programeve të këtij Manifestimi, ndodhur nëpër vite të ndryshme, ndonëse jo i plotë.

Ftesa, drejtuar themeluesve të këtij Manifestimi si dhe vazhduesve, atyre që sot po e realizojnë këtë traditë të begatë kulturore të Gjilanit ishte që, deri në Manifestimin e ardhshëm, mundësisht të përgatitet dhe publikohet edhe Monografia e këtij Manifestimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.