Arbër Sylejmani i rikthehet KH Drita
Gjilan – Ish portieri i hendbollistëve të Dritës, Arbër Sylejmani i rikthehet klubit ku fillojë karrierën e tij hendbollistike pas një viti.
Sylejmani i cili konsiderohet njëri ndër portierët më të mirë në hendbollin e Kosovës, për një vit ishte në shtetet perëndimore duke lënë zbrastirë tejet të madhe në portën e “bardh e kaltërve” të Dritës.
Shtatgjati Sylejmani kishte kaluar të gjitha kategoritë të hendbollistit si në klubin e Dritës gjithashtu edhe në Kombëtaren e Kosovës, Sylejmani së fundmi kishte mbrojt ngjyrat e Kombëtares së Kosovës U-21.
“Isha i detyruar për një periudhë ta braktisja hendbollin dhe vendlindjen për arsyet e mia personale, jam rikthyer tani e dy muaj dhe menjëherë ju kam bashkangjitur klubit dhe shokëve të cilët kemi ndarë të mirën e të keqën së bashku dhe për këtë jam shumë i lumtur”, shprehet Sylejmani.
23 vjeqari Arbër Sylejmani është mjaft optimist sa i përket rrjedhave të klubit deri në përfundim të edicionit të garave.
“Është një moment kur po luftojmë të gjithë për një, një për të gjithë, kjo formulë ka dhënë suksese të mëdha në klub duke u renditur në pjesën e epërme të tabelës së Superligës së hendbollit të Kosovës, në pranverë do të japim gjithçka nga vetja për pozitën e dytë dhe në Kupën e Kosovës për të vetmin qëllim që kemi daljen në arenën ndërkombëtare, për këtë janë të bindur të gjithë bashkëlojtarët e mijë”.
Atmosfera që mbretëron në klub për Sylejmanin është një motivim edhe më i madh për suksese të reja.
“Duke ju falënderuar së pari kryetarit të klubit Luan Sllamnikut i cili ka arritur së pari ta shpëton shuarjen e klubit me mjetet e veta financiare, ka arritur t`i mobilizoj të gjithë hendbollistët të krijoj disiplinë dhe harmoni në mesin e klubit, edhe pse kushtet janë shumë të vështira kemi arritë në pjesën e epërme të tabelës dhe jemi zotuar se do ta rikthejmë namin e hendbollit Gjilanas që ka pasur për shumë vite”.
Sylejmani ka një porosi të veçantë për shumë dashamirë të hendbollit të qytetit të Gjilanit për të mirën e klubit.
“Jemi para ndeshjes së parë ndërkombëtare, kërkojmë nga bizneset e qytetit të Gjilanit të na mbështesin në forma të ndryshme për ta arritur qëllimin tonë historik,kjo është për të mirën e hendbollistëve të qytetit e në fund edhe të Republikës së Kosovës, vetëm në këtë mënyrë mund ta sensibilizojmë kulturën tonë në sportin ndërkombëtar”, ka përfunduar Sylejmani./rajonipress/


