Eko Higjiena

Visar Ymeri, deputeti më aktiv i kësaj legjislature

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

​Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka vlerësuar me shumë kritika, punën e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës që nuk arriti ta përfundoi mandatin e rregullt. Sipas KDI-së në bazë të statistikave të tyre deputeti më aktiv në këtë legjislaturë ishte Visar Ymeri nga Vetëvendosje ndërsa, deputeti më pasivë ishte deputeti Etem Arifi nga Paria e Ashkalive për Integrim.

Driton Selmaja, nga ky institut, ka thënë se kjo legjislaturë ka dalë si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2010 dhe si karakteristikë ka përmendur se qysh në fillim të mandatit ky institucion është ballafaquar me veprime antikushtetuese, të cilat sipas tij, e kanë dëmtuar rëndë imazhin e këtij institucioni.

Sipas, Selmanajt sfidat e tjera që e kanë karakterizuar këtë legjislaturë dhe që kanë ndikuar që Kuvendi të mos e kryej mandatin për kontrollin parlamentarë kanë qenë mbikëqyrja jashtëzakonisht e dobët parlamentare që ka ardhur si rezultat i hezitimit të ministrave për të mos u përgjigjur në pyetje parlamentare, hezitimi i ministrave për të qëndruar në seanca plenare, hezitimi i tyre për t’ju përgjigjur ftesave të komisioneve parlamentare dhe injorimi i rekomandimeve të Kuvendit nga ta.

“Rastet të cilat në një farë mënyre kanë paraqitur precedentë në Kosovë të praktikës parlamentare të cilat ne mendojmë se kanë dëmtuar rëndë imazhin e këtij institucioni ka qenë se qysh në ditët e para ky institucion është ballafaquar me veprime antikushtetuese. Zgjedhja e presidentit Behgjet Pacolli të cilin më pas Gjykata Kushtetuese e konfirmoi si veprim antikushtetues të Kuvendit të Kosovës, normalisht që jep një mesazh të keq që institucioni më i lartë i këtij vendi është shkelësi i kushtetutës, trajtimi i vendimit të gjykatave kanë qenë precedentë të tjera që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e këtij institucioni. Në asnjë rast nuk guxon që pushteti të përzihet në demokraci të mirëfilltë. Kuvendi në dy raste i ka marrë në trajtim. Rasti i njohur në popull si rasti Kiqina dhe rasti për Fabrikën e Tubave, ne mendojmë këto dyja që e kanë cenuar Kushtetuten”, ka thënë Selmaja.

Seljamanj ka shtuar se gjuha e ashpër parlamentare, tendencat për ta bllokuar punën e Kuvendit nga deputetët, rastet e votimeve me porosi nga liderishipi i partisë, mos arritja e reformës zgjedhore për shkak të tekeve të lidershipit, shmangiet e shpeshta të rregullores së Kuvendit, 8 seancat komemorative që më shumë sipas tij, kanë qenë garë e subjekteve politike për fushatë, janë edhe disa nga parregullsitë që kanë ndodhur gjatë këtij mandati.

Kurse, sfidat të cilat ka arritur Kuvendi të kaloj edhe pse me vështirësi sipas Selamajt, janë përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, themelimi i Gjykatës Speciale, etj. Megjithatë, këto të arritura sipas tij, kanë ardhur nga ndikimi i faktorit ndërkombëtarë.

Uji Dea

“Ka qenë ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Ligji për Amnisti dhe së fundi Gjykata Speciale ose ratifikimi i një marrëveshje me BE-në, e cila në fund do të dirigjon themelimin e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Përkundër që këto kanë qenë sfida sidomos për këto çështje të fundit është arritur një konsensus i cili më tepër ka ardhur si ndikim i faktorit ndërkombëtarë në këto procese, por nëse diçka mund të mbahet në mend janë këto çështje që Kuvendi i Kosovës ka arrit që me mund t’i tejkaloj ato”, ka thënë Selamanaj.

Ndersa Qëndresa Masolli, ka treguar në bazë të statistikave të KDI-së, se cilët ishin deputetët më aktiv dhe pasiv gjatë këtij mandati. Sipas saj Visar Ymeri nga ishte deputeti me aktiv, ndërsa Etem Arifi më pasivi. Kurse, komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, komisioni për Buxhet dhe Financa kanë qenë më aktiv, ndërsa, komisioni për Punë të Jashtme dhe komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, ishin më pak aktiv.

“Deputetët më aktiv gjatë kësaj legjislature dalin të jenë. Visar Ymeri me 4.40 për qind, Alma Lama me 3.54 për qind, Halit Krasniqi me 2.97 për qind, Myzejene Selmani 2.91 për qind, Ardian Gjini 2.53 për qind, Albulena Haxhiu 2.27 për qind, Time Kadrijaj 2.24 për qind, Bekim Haxhiu 2.20 për qind, Sabri Hamiti 2.09 për qind dhe Shapi Muja 2.07 për qind. Ndërsa, deputetët më pasiv janë, Sreten Ivanoviç -0.29 për qind, Rada Trajkoviq -0.20 për qind, Ukë Rugova -0.20 për qind, Florin Krasniqi -0.18 për qind, Vesimir Saviç -0.16 për qind, Azem Syla -0.13 për qind, Sasa Dokiç, -0.12 për qind, Justina Shiroka Pula -0.07 për qind, Boban Todoroviç -0.07 për qind dhe Etem Arifi -0.03 për qind”, ka theksuar Masolli.

Ndryshe, KDI vlerëson rre th 83 deputet të Kuvendit të Kosovës kanë qenë për herë të parë pjesë e legjislativit, prandaj kjo e ka penguar edhe vazhdimësinë e punës së Kuvendit. Sipas KDI-së, në shembujt e demokracisë ndodh që 1/3 e deputetëve mund të jenë strukturë tjetër por jo më shumë se 2/3 siç ka ndodhur në këtë mandat.

Gjithashtu, në raportin e KDI-së thuhet se asnjë subjekt politik nuk e ka përfunduar mandatin me numra të njëjtë me të cilin e ka filluar këtë legjislaturë. PDK ka hyrë me 34 deputet ka përfunduar me 30, LDK-ja ka hyrë me 27 ndërkohë ka përfunduar me 29 deputet, Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë me 13 ka përfundua mandatin me 12 deputet, Koalicioni për Kosovë të Re ka pasur 8 deputet në fund të mandatit ka pasur 7, dhe AAK ka filluar me 12 dhe ka përfunduar me 13 deputet./express/