ARKATANA

Në zgjedhje me nguti – rrezik nga manipulimet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajga pritet që sot (e enjte) të dekretojë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për datën 8 qershor, kërkesë kjo e dy partive më të mëdha PDK e LDK, por që është përkrahur edhe nga disa parti tjera, përjashtuar këtu Vetëvendosjen dhe AKR-në, të cilat kërkojnë që 15 qershori të jetë data e zgjedhjeve.

Menjëherë pas votimit të mocionit për shpërbërjen e Kuvendit, e para e shtetit ka filluar t’i thërrasë në takim partitë politike për t’u konsultuar për datën. I pari që shkoi në zyrën e presidentes ishte kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

ARKATANA

“Ne jemi përcaktuar që të shkohet më 8 qershor. Mendoj që ky është opinioni i shumicës së partive dhe kjo është normal dhe më e përshtatshme dhe mendoj se partitë janë të përgatitura”, ka thënë Thaçi, shkruan “Tribuna”.

Për 8 qershorin është pajtuar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. “Në qershor mund të bëhen zgjedhje të mira dhe kjo kohë është koha që duhet të instalojmë si periudhë për të gjitha zgjedhjet e Kosovës”, ka thënë Mustafa. Për dallim nga Thaçi e Mustafa, 8 qershorin e refuzuan kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.