“Kulla” e Jakup Krasniqit e ndërtuar pa leje
“Kulla” e Krasniqit, siç po quhet ndryshe shtëpia e tij, nuk ka leje ndërtimi. Këtë e dëshmon edhe një dokument të cilin e posedon gazeta Tribuna. Komuna e Prishtinës, në vitin 2010, e pati nisur procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Me kët rast u pati dhënë mundësi që të gjithë ilegalët të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe të aplikojnë për leje ndërtimi.
Jakup Krasniqi, deri dje kryeparlamentar i Kosovës, jeton në një shtëpi luksoze prej 500 metrash katrorë në lagjen Velania, Prishtinë – shkruan gazeta Tribuna.
Shtëpia e tij u bë temë debati kohëve të fundit, për shkak të raporteve të acaruara me kreun e AKR-së, Behxhet Pacollin.
E “Kulla” e Krasniqit, siç po quhet ndryshe shtëpia e tij, nuk ka leje ndërtimi.
Këtë e dëshmon edhe një dokument të cilin e posedon gazeta Tribuna. Komuna e Prishtinës, në vitin 2010, e pati nisur procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Me kët rast u pati dhënë mundësi që të gjithë ilegalët të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe të aplikojnë për leje ndërtimi.
Por, procesi është ndërprerë me ardhjen e Vetëvendosje në pushtet në kryeqytet, pasi ata kanë konsideruar se objektet duhet të trajtohen me Ligjin për Legalizim të ndërtimeve pa leje të miratuar në Kuvendin e Kosovës, dhe jo me rregullore të nxjerrë nga Komuna.
Në mesin e mbi 6000 lëndëve të paraqitura për legalizim në vitin 2010, gjendet edhe emri i Jakup Krasniqit.
Sipas këtij dokumenti, ai ka bërë kërkesë për legalizim të shtëpisë më 26 nëntor 2010 me emrin e tij Jakup Januz Krasniqi – Lagjja Velania, legalizim i shtëpisë.
Por shtëpia e ish kryeparlamentarit nuk bën pjesë në mesin e vetëm 140 objekteve të legalizuara.
Kështu që atij i mbetet sërish të aplikojë për legalizim, n procesin që pritet ta nisë shpejt Komuna e Prishtinës, së bashku me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
/Tribuna/


