United Hospital

Tri detyrat e Kosovës për këtë vit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian jo vetëm se paralajmërohet të jetë e gjatë, por edhe përplot sfida. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, ndërsa përgëzoi autoritetet në Prishtinë për përmbylljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, i ka rikujtuar institucionet edhe më një numër të madh obligimesh që kanë para vetes.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Fule ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropianë që drejtohet nga presidentja Atifete Jahjaga si dhe ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi. Po ashtu, ai ka biseduar edhe me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë. Fule i ka vlerësuar pozitivisht vendimet e institucioneve për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Për këtë të fundit, Fule ka thënë se Gjykata dëshmon se Kosova po i tregon botës se nuk ka asgjë të fshehtë.

Hidromorava

Zyrtari evropian ka porositur institucionet e Kosovës së diskutimet për këtë vit sillen rreth tri çështjeve kryesore sa i përket integrimeve evropiane. “Së pari duhet të vazhdohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, pastaj përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen së shpejti dhe së treti, nevoja që të vazhdohet puna me reformat në sundimin ligjit, gjë që është theksuar në Studimin e Fizibilitetit dhe në Raportin e kaluar të Progresit”, ka thënë Fyle…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.