Fundamenti

Komuna dhe “Eco – Higjiena” nisin pastrimin e lumit “Stanishorka”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike së bashku me “Eco – higjienën”, sot kanë nisur pastrimin e lumit “Stanishorka”, i cili gjatë reshjeve të fundit ka shkaktuar dëmtimin e ekonomive familjare në këtë lagje, që përfshinë një hapësirë dhe një numër shumë të madh të banorëve.

Me këtë rast drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, ka thënë se kjo përrockë që vije nga fshati Kuvcë gjatë të reshurave shndërrohet në një lum të madh dhe shkakton probleme të mëdha për banorët dhe ekonomitë familjare, që kap një pjesë shumë të madhe të qytetit.

“Kjo është faza e parë në këtë kohë që t’i eliminojmë problemet e paraqitura këtu nga mbeturina të ndryshme dhe nga mungesa e pastrimit të tij për një periudhë të gjatë, ndërsa në fazën tjetër kur ta ndërmarrim do të trajtojmë sipas standardeve. Pastrimi është duke ndodhur në atë mënyrë që të absorboj sasinë edhe më të madhe të ujit kur vije nga zonat malore. Pastrimi i kësaj pjese të lumit është në interes edhe të qytetit sepse pikat nën këtë lum janë më të rrezikuara nëse kjo nuk bëhet tani. Projekti për këtë lum është duke u studiuar dhe do të bëhet edhe projekti detal gjatë të ardhmes”, ka thënë ai, duke apeluar tek qytetarët që të kenë shumë kujdes kur hedhin mbeturinat, sepse ato pastaj shkaktojnë probleme sikur para pak ditëve me rastin e reshjeve atmosferike.

Uji Dea

Edhe qytetarët nga kjo lagje shprehen se kjo përrocka sado e vogël që duket, gjatë reshjeve shkakton probleme për këtë lagje.

Refik Shabani, qytetarë që ka mini-fermë në këtë lagje, i është gëzuar tej mase pastrimit të lumit, ngase siç tha, kanë pësuar shumë gjatë të reshurave, duke u shndërruar në një lum vërshues për ekonomitë familjare.

“Kohë të gjatë askush nuk ka ardhur të na vizitoj, e lëre më të investoj sado pak në këtë lagje. Ky intervenim tash do ta parandaloj dëmtimin e tokave dhe pasurisë, sepse vërtet na ka penguar shumë kur lumi ka dalë nga shtrati. Falënderoj Komunën për këtë iniciativë sepse është mëse e qëlluar”, tha ai ndër të tjerash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.