ARKATANA

Ministria e Arsimit i shkel vendimet e veta për çerdhet ilegale

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Inspektorët e MASHT-it gjatë muiajit prill dhe maj të vitit të shkuar kishin lëshuar vendime për mbylljen e afër 30 çerdheve private të Prishtinës, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk është mbyllur.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shkelur vendimet e veta ligjore, duke toleruar funksionimin e një numri të madh të institucioneve private parashkollore të palicencuara, ndonëse Inspektorati i Arsimit kishte lëshuar vendime për mbylljen e tyre – shkruan Koha Ditore.

Inspektorati, gjatë muajit prill dhe në fillim të muajit maj të vitit të shkuar, kishte lëshuar vendime për mbylljen e afro 30 çerdheve private të Prishtinës, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk është mbyllur.

ARKATANA

Vendimet për mbylljen e tyre figurojnë në raportet zyrtare të Ministrisë së Arsimit, në të cilat ka pasur qasje “Koha Ditore”.

I pyetur se përse nuk janë ekzekutuar këto vendime, Arbër Morina, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, i është shmangur përgjigjes.

/Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.