United Hospital

Etapa e re e çështjes çame

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Libri i ri i Miranda Vickers dhe James Pettifer, botim i shtëpisë botuese “Naimi”. Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame. Një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin ndërkombëtar, me mbështetje nga institucionet e BE-së dhe me udhëheqje të qartë nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë konkluzion kanë arritur me ekspertizën e tyre studiuesit Miranda Vickers dhe James Pettifer, të njohur vitet e fundit për disa botime interesante për Ballkanin dhe veçmas për shqiptarët. Libri më i i ri i tyre “Çështja çame: etapa e re”, publikuar përmes një botimi dygjuhësh (anglisht dhe shqip me përkthim të Xhevdet Shehut) nga shtëpia botuese “Naimi”, siç duket dhe nga titulli, merr në analizë zhvillimet e fundit të çështjes çame, ende e pazgjidhur nga diplomacia dhe politika. Autorët, me një gjuhë tepër lakonike, merren me zbardhjen e të ashtuquajturit “Traktat të miqësisë” mes Shqipërisë e Greqisë dhe ndikimit të tij për çështjen çame, faktorët dhe nismat e reja politike në dhjetë vjetshin e fundit në të dy vendet përkatëse dhe rezonancën e tyre në politikën ndërkombëtare.

FIDANISHTJA

Në libër jepen detaje dhe argumente për qëndrimet ndaj çështjes çame nga protagonistët politikë të periudhës tranzitive prej regjimit totalitar në shoqërinë e hapur, duke nisur nga roli i Sali Berishës deri tek qëndrimet më të reja të qeverisjes aktuale. Një vend të posaçëm zë analiza për përfaqësimin politik të komunitetit çam nga ana e PDIU dhe ndikimi i saj. Por, përveç aspektit politik, autorët e librit “Çështja çame: etapa e re” kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet në terren, duke konstatuar që emigrantët shqiptarë po popullojnë tokat çame në Greqi. /rajonipress/

Skeda e librit:
Titulli: Çështja çame: Etapa e re (botim dygjuhësh; shqip dhe anglisht)
Autorë: Miranda Vickers – James Pettifer
Botues: “Naimi”- www.botimenaimi.com
Përktheu: Xhevdet Shehu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.