Eko Higjiena

Krasniqi: Shumë vodkë paska pi baci i Kryeministrit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka ftuar Kryeministrin Hashim Thaçi që mos t’i jap shumë vodkë zëvendësit të tij, Behgjet Pacolli, madje, e ka pyetur Thaçin “mos ishte vodka që Milosevici i Moskës i përcolli përmes Dacicit për Bacin”, siç e quan Krasniqi Pacollin.

Këto komente kryeparlamentari Krasniqi i ka bërë në Facebook, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, që i bëri mbrëmë në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, ku edhe e quajti atë mashtrues, shpirtligë e psikopat.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

“Kryeministër, mos i japë shumë dozë të Votkës bacit tënd, Zëvendëskryeministrit të parë e ish Presidentit të bërë me votat e çlirimtarëve?!!! A mos ishte ajo vodka që Millosheviqi i Moskës t’i përcolli përmes Daçiçit për Bacin?

Ju keni qenë në shtëpinë time Kryeministër, baci nuk ka qenë, por nëse besoni se vlen disa milion, unë po te them se e ke rastin të fitosh shumë para. Eja merre 1 milion shtëpinë time e shitja bacës për disa milion. Kurse unë prej a ti 1 milioni nja 600.000 do t’ua jap pa asnjë hezitim të pastrehëve te Kosovës.

Sipas asaj që e keni vlerësuar Ju, përveç qe fitoni ju te pangishmit e Qeverisë, rasti është te fitojnë edhe do fakira dhe unë aspak.

Uji Dea

Nëse nuk doni me fitu shumë para se nuk besoni, atëherë me qëllim e keni mashtruar opinionin publik.

Ndalni mashtrimet Ju të pangishmit e Qeverisë se gazi i Botës u bëtë o te mjerë!

Nese faji është i Nismës qe do t’u len me gishta n’gojë.

Për të tjerat çështje, ju treguat shpirtin tuaj të lig, tamam ashtu si jeni, psikopatë, mashtrues e gënjeshtarë ordiner. Pasuria aske nuk e bënë njeri, as Ju.

Mjerë vendi që i keni hipur në qafë!”, shkruan në postimin e tij në Facebook, kryeparlamentari Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.