Fundamenti

Drejtoria e Bujqësisë në aksion për largimin nga rruga të qenve endacak

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Nga sot qytetarët e Gjilanit nuk do të rrezikohen më nga qentë pa përkujdesje, ngase Drejtoria për Bujqësi ka filluar aksionin për largimin nga rruga të 300 qenve.

Drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, ka thënë se ky aksion realizohet në bashkëpunim organizatën e specializuar për trajtimin e qenve “SKDCS”.

“Nga sot ka filluar ky aksion dhe në 3 muajt e ardhshëm, ekipi mobil së bashku me mjekun veterinar të drejtorisë, Alban Spahiu do të largoj nga rruga 300 qenë dhe do t’i dërgoj për trajtim të mëtutjeshëm në Nagovc të Rahovecit. Këta qenë fillimisht do të vaksinohen, sterilizohen, kastrohen dhe pastaj qentë e trajtuar shenjëzohen me matrikula në vesh”, tha Ramadani.

Ramadani tha se pas trajtimit të 225 qenve që nuk paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve do të lëshohen të lirë, ndërsa 75 të tjerë më agresiv do të mbesin për trajtim të përhershëm në strehimoren e Verbicës së Zhegocit.

ARKATANA

Ai theksoi se janë të identifikuar disa vatra ku frekuentojnë më së shumti qentë pa përkujdesje si: qendra e banimit social në “Arbëri”, deponia regjionale, shkolla në “Zabel të Sahitagës”, te pjesa e stadiumit të qytetit, te një pjesë e “Dardanisë” etj.

Në konferencë, ka qenë i pranishëm edhe komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Remzi Azemi, i cili theksoi se ka pasur thirrje të vazhdueshme të qytetarëve të shqetësuar nga bredhja e qenve endacak në rrugë, përderisa apeloi qytetarët e Gjilanit që të vazhdojnë të telefonojnë në numrat zyrtar të policisë, për t’i larguar nga rruga qentë pa përkujdesje.

Komuna e Gjilanit është në funksion të të gjithë qytetarëve për të krijuar siguri dhe jetë të dinjitetshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.