ARKATANA

Haliti dhe Shala nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e palestrës sportive në Viti

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, me qëllim “Ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Viti”, projekt ky në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 1 milion e 500 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i vlerësuan lartë projektet përbashkëta ndërmjet ministrisë dhe komunës, të cilat janë të dobishme dhe në interes për gjithë qytetarët e kësaj komune.

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në fushat që mbulon MKRS-ja.

Fundamenti

Më tej Shala shtoi se kjo Palestër moderne, do të krijojë kushte shumë të mira dhe në përkim me standardet bashkëkohore, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të sportit në këtë vend.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e gjertanishëm, në shumë projekte me rëndësi për Komunën e Vitisë, dhe u shpreh se ky bashkëpunim është në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari Haliti më tej u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të veçantë, meqë Komunës së Vitisë i ka munguar një objekt i tillë, dhe shtoi se me këtë investim kapitale, ndikohet dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës së sportit në këtë vend, dhe gjithashtu krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e sportit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.