ARKATANA

Studentët e UBT-së vizituan Ministrinë e Punëve të Jashtme

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Prishtinë – Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe të Fakultetit të Juridikut në UBT, në vargun e vizitave studimore, gjatë këtyre ditëve bashkë me prodekanin e Juridikut, Ardian Emini, dhe me ligjëruesin Ylber Kryeziu, dhe vizituan edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), dhe u pritën nga ministri i Enver Hoxhaj, ku për së afërmi janë njohur me zhvillimin e këtij institucioni që nga fillimi i punës, proceset e deri në ditët e sotme.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj në rrjetin e tij social në facebook, ka postuar foto të realizuar bashkë me studentë dhe shkruan: Në zyrat e mia prita një grup studentësh të talentuar të Shkencave Politike nga UBT në Prishtinë. Pata kënaqësinë t’ju flas për politikën e jashtme të Kosovës, sfidat dhe përparësitë që ka shteti më i ri. U shpjegova si është të jesh ministër i Jashtëm i Kosovës, me çfarë punë dhe detyra përballesh. Mbi të gjitha i kënaqur me njohuritë për politikën dhe interesin e studentëve tanë”, shkruan E. Hoxhaj.

Mobi Casa

Nga ana e studentëve u shtrua çështja e mundësisë së bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe institucionit në fjalë.

Studentët me një fjalë, rekomandojnë që vizitat e tilla profesionale të organizohen edhe në institucione të shumta që ka vendi dhe më gjerë./rajonipress/