ARKATANA

OSBE-ja e Vitisë ballafaqon nxënësit me temën e barazisë gjinore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Ekipi i Zyrës së OSBE-së në Viti në bashkëpunim me Komunën e Vitisë ka mbajtur sot një takim me nxënësit e shkollave të mesme në Viti dhe me këtë rast është biseduar lidhur me fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje si dhe lidhur me barazinë gjinore.

Në këtë takim para nxënësve vitias kanë folur Zyrtarja për Barazi Gjinore, Ibadete Hyseni, Përfaqësuesja e OJQ- Legjenda Adibe Osmani, Udhëheqja e grupit të grave këshilltare Mirlinda Sadiku si dhe Almedon Peposhi zv. Kryetar i KVRL-së së Vitisë.

Fundamenti

Më pas është hapur një debat me nxënësit e shkollave të mesme ku ata kanë parashtruar pyetjet lidhur me barazinë gjinore, diskriminim gjinor dhe çështjeve të tjera që lidhën me aspektin gjinor./rajonipress/