FIDANISHTJA

Hoxhaj: Nuk dinim gjë për Gjykatën Speciale

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

​Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se për Gjykatën Speciale janë informuar zyrtarisht veç muajin e fundit.

Ai në një intervistë për “Kosova Sot” ka thënë se mënyra e hartimit të raportit dhe miratimit të rezolutës në Asamblenë e përgjithshme të KE’së për themelimin e një Task Force të posaçme që është marrë me hetimin e pretendimeve të tilla, prej fillimit ka krijuar një premisë që procesi do të jetë shumë i veçantë.

FIDANISHTJA

“Prandaj edhe argumentet e sotme që kjo nuk ka ndodhur vetëm pse sistemi gjyqësor në Kosovë nuk është në nivelin e duhur, ose për shkak se EULEX nuk ka bërë punën e tij, janë argumente të cilat nuk i qëndrojnë një mendimi logjik dhe një kritike serioze”, ka thënë ai.