Eko Higjiena

Liderët vendosin për Ushtrinë, para shpërndarjes së Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nesër është paralajmëruar takimi i liderëve për çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, takim që pritet të jetë përcaktues, para shpërndarjes së Kuvendit. Themelimi i ushtrisë nga parlamenti po kushtëzohet nga pakicat, të cilat po kërkojnë vazhdimin e mandateve të rezervuara. Pa votat e dy të tretave të deputetëve dhe votat e shumicës së pakicave në Kuvend, ligji nuk miratohet.

Kryeministri Thaçi tha gjatë ditës së djeshme se formimi i Forcës së Armatosur të Kosovës është shans që iu dha vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.Sipas tij Kosova nuk guxon ta humbë këtë rast historik për të formuar ushtrinë e saj, raporton RTK.

Kreu i qeverisë beson se të hënën kryesia e Kuvendit do ta fusë këtë çështje në rend dite. Ai beson se para shpërbërjen së Kuvendit partitë politikë duhet t’i tejkalojnë interesat e tyre partiake.

Uji Dea

E ndërkohë paralajmërohet për një takim të liderëve të partive politike ditën e hënë për të parë nëse plotësojnë kushtin që kanë komunitete pakicë për t’i votuar Forcat e Armatosura të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës do të votoj themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës thotë lideri i saj, Isa Mustafa, duke shtuar se nuk guxon të implikohet ky proces në pazare politike, por duke vlerësuar si të përmbushura detyrimet ndaj minoriteteve.

E ndërkohë paralajmërohet për një takim të liderëve të partive politike ditën e hënë për të parë nëse plotësojnë kushtin që kanë komunitete pakicë për t’i votuar Forcat e Armatosura të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.