ARKATANA

Ushtria pa Forca Ajrore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Sovraniteti e integriteti i Republikës së Kosovës do të mbrohen nga Forcat e Armatosura të Kosovës, por vetëm nëpërmjet tokës.

Kësaj ushtrie do t’i mungojë komponenti ajror. Pas procedimit në Kuvend të ndryshimeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë (FSK) në Forcë të Armatosur (FAK), Qeveria ka sponsorizuar të premten edhe pakon e ndryshimeve ligjore.

FIDANISHTJA

Janë 38 ligje që do t’i nënshtrohen plotësimit e ndryshimit. Ndryshimet më të shumta kanë të bëjnë me emërtimin. E më së shumti ndërhyrje parashihet të bëhen në Ligjin për FSK-në, të cilit do t’i ndryshohet edhe titulli. Drafti përcakton strukturën që do taketë FAK-u, shkruan Koha Ditore.