UBT

Ahmeti ‘pak më i dobët’ se Mustafa

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Për rreth nëntë për qind më pak mblodhi nga taksat në territorin e Komunës, kryetari Shemnd Ahmeti, se sa ish-kryetari Isa Mustafa. Më pak shpenzoi para edhe në investime kapitale.

I dobët ishte vlerësuar raporti tremujor financiar për periudhën janar-mars 2013 i ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Por, ngecje pak më shumë në të hyra e investime kapitale ka kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti për tre muaj qeverisje – shkruan gazeta Tribuna.

Komuna, nën udhëheqjen e kryetarit Ahmeti, në periudhën janar-mars ka shpenzuar gjithsej 8,019,473.75 euro në tërësi nga buxheti prej 63 milionë e 443 mijë eurosh, pa bartjen e mjeteve të vitit 2013. Prej tyre 5 milionë e 587 mijë janë shpenzuar në paga dhe meditje, 1 milion e 441 mijë në mallra dhe shërbime, 4921 mijë në shërbime komunale, 56 mijë euro në subvencione dhe 442 mijë euro në projekte kapitale.

ARKATANA

Në të njëjtën periudhë të vitit 2013, Isa Mustafa kishte shpenzuar 8 milionë e 627 mijë euro.

/Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.