Vitia synon ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët e saj
Viti – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur takimin e parë të këtij viti, ku është prezantuar Raporti i punës së këtij komiteti për periudhën janar-dhjetor 2016.
Gjatë këtij takimi anëtarët e këtij komiteti u pajtuan që në muajin maj të këtij viti, të mbahet një tryezë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësisë në komunën e Vitisë.
Gjatë kësaj tryeze është e paraparë që të diskutohet me qytetaret dhe Institucionet, për gjendjen në shëndetësi dhe synimet e orientimit për ofrim sa më të mire të shërbimeve shëndetësore në mjekësinë primare në komunën e Vitisë.
Gjithashtu në këtë takim është aprovuar edhe Plani i veprimit të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2017./rajonipress/


