FIDANISHTJA

Haliti: Do i dalim në ndihmë personave me aftësi të kufizuara

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranim dorëzimit të 6 karrocave për personat me aftësi të kufizuara që janë dorëzuar nga shoqata “Hendikos” i Gjilanit për atë të Vitisë.

Gjithashtu para kësaj ceremonie kryetari së bashku me përfaqësues të organizatës “Handikos”, familjeve me aftësi të kufizuara, por edhe mjekë të QKMF-së kanë folur lidhur me mundësitë e përkrahjes të personave me aftësi të kufizuar.

Uji Dea

Ndërkaq ditë më parë organizata Hendikos e Vitisë ka pranuar si donacion një kompjuter dhe atë nga komuna e Vitisë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi është zotuar se komuna do të bënë përpjekje maksimale për të dalë në ndihmë këtyre personave. /rajonipress/