ARKATANA

Ajeti, dështaku i Torinos

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mediat italiane e kanë konsideruar si dështim transferimin e Arlind Ajetit në Torino. Rezultatet negative të Torinos në muajt e fundit kanë krijuar terren për kritika nga media italiane. Skuadra e trajnerit, Sinisa Mihajloviç, ka marrë vetëm pesë pikë në shtatë ndeshjet e fundit.

E përditshmja torineze “La Stampa” ka goditur trajnerin serb dhe drejtuesit e klubit të Torinos për transferimet që kanë bërë gjatë verës së shkuar.

Duke u ndalur te kjo pikë, gazeta italiane përmend edhe Arlind Ajetin si një nga transferimet e dështuara në ekipin “Granata”.

FIDANISHTJA

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptar u transferua verën e shkuar si një dëshirë e trajnerit, mirëpo deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje, ndaj Pisas në Kupën e Italisë.

Në fakt, 23-vjeçari e nisi mirë aventurën te Torino, duke bërë paraqitje pozitive në miqësoret e para përgatitore.

Mirëpo, dëmtimi i pësuar në njërën prej tyre gjatë gushtit të shkuar e la jashtë fushe përreth katër muaj, duke i mohuar mundësinë të luftonte për vendin e titullarit.