Murat Hoxha uron presidentin e ri të KF Gjilanit Florim Zukën
Gjilan – Ish kryetari i KF Gjilanit Murat Hoxha, i cili ishte larguar nga klubi “bardh e kuq” për të hapur horizonte të reja për të mirën e KF Gjilanit ka uruar dhe ka përshëndetur kryetarin e sapo emëruar Florim Zuka.
Murat Hoxha i cili mbi 20 vjet ishte në funksione të ndryshme në KF Gjilan, përmes rrjetit social të tij në facebook tregon se asnjëherë nuk ka qenë kundër investitorëve të rinjë, por përkundrazi tani e një kohë të gjatë ishte për ardhjen e tyre.
Hoxha thekson se në shumë raste ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryetarin e ri Florim Zukën se si të ndihmohet skuadra e Gjilanit.
Zuka për një vendim të tillë gjithmonë kishte bërë plane serioze, por gjithmonë duke pritur momentet më të përshtatshme të biznesit të tij të Companis “Tali”.
Konfirmimin se më në fund president i ri i KF Gjilanit do të jetë Florim Zuka, ish kryetari i KF Gjilanit Murat Hoxha kështu e përshkruan ato emocione duke i uruar suksese në të ardhmen për të mirën e klubit të KF Gjilanit.
“Konfirmimi i mbrëmshëm që Tali është president i ri i KF Gjilanit, besoj se të gjithë i ka gëzuar. Unë posaçërisht pata ndjenjë të jashtëzakonshme, për faktin se kjo është një mundësi konsolidimi pa hezitim i klubit ku unë isha mbi 20 vjet si njëri prej shumë personave të respektuar, bartës të përgjegjësive, organizative financiare dhe menaxheriale, por edhe për faktin se nuk janë ata “tre-katër jabanxhitë” të cilët dukej se na përçmonin. Kjo mund të kuptohet tani meritë e “shumicës”. Po pati përçarje e idhnime, të gjithë ata e donin këtë epilog, besoj se fuqia financiare e presidentit të ri do t`i bashkojë, në radhë të parë të gjithë Skifterat, por edhe do të riorganizojë këtë industri sportive, duke i dhënë mundësi talenteve Gjilanas dhe më gjerë ta kultivojnë dhuntinë sportive të tyre, duke u promovuar në elitat më të larta të futbollit, dhe duke i ruajtur Gjilanit emblemën e përjetshme. Uroj që kjo nismë e mirë të jetë e vazhdueshme gjithmonë. Urime të gjithëve!”./rajonipress/


