ARKATANA

Meta: Përpjekjet për ta njollosur luftën e UÇK-së, të padrejta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur në takim, homologun e tij shqiptar Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Krasniqi tha se me Metën bashkëbiseduan për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur dy kuvendet, por që ka vend për të përmirësuar edhe më tej bashkëpunimin e tyre.

Ndërsa, Ilir Meta tha se është këtu për të shprehur vullnetin e tij për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet dy kuvendeve si një kusht për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy shteteve.

Meta tha se ai shpreh mbështetjen e vendit të tij për dialogun mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shpërbërjes së strukturave paralele dhe integrimin e tyre në jetën institucionale të Kosovës.

ARKATANA

Krasniqi e Meta kanë komentuar edhe themelimin e një Tribunali të supozuar për krimet e luftës.

Me këtë rast Krasniqi tha se Kuvendi ende nuk ka marrë asnjë dokument zyrtar për themelimin e këtij Tribunali.

Ndërsa, Meta tha se çdo përpjekje për të vënë në diskutim luftën e popullit të Kosovës dhe UÇK-së është i pa vend.