United Hospital

Komuna e Vitisë së shpejti me digjitalizim të dokumenteve kadastrale

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore (USAID PRP) me bashkëpunëtor, me të cilët ka biseduar për hapat që do të ndërmerren në realizimin e projektit për digjitalizim të dokumentacionit kadastral në komunën e Vitisë.

Përfaqësuesit e USAID-it amerikan, kanë njoftuar kryetarin Haliti dhe drejtoreshën për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Fatbardha Emini, lidhur me procedurat e zotimit të mjeteve financiare në vlerë mbi 200 mijë dollar, si dhe për fazat e mëtutjeshme të projektit për digjitalizimin e shërbimeve dhe dokumenteve kadastrale.

UBT

Kryetari Haliti, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it, për këtë mbështetje dhe për përkushtimin që kanë treguar vazhdimisht në realizmin e projekteve shumë të rëndësishme në komunën e Vitisë.

Në këtë takim u bë e ditur se projekti për digjitalizimin e dokumenteve kadastrale do të filloj së realizuari shumë shpejtë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.