ARKATANA

Gjini: LDK dhe VV nuk po duan të bie Qeveria

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Tashmë mbi 30 mijë nënshkrimet të mbledhura nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk kanë shkuar në adresën e duhur, në Kryesinë e Kuvendit. AAK akuzon LDK-në dhe VV-në për mospërkrahje në rrëzimin e qeverisë. LDK hesht përballë akuzave, ndërsa, VV nuk beson në AAK-në.

Për këtë “dështim” ka një shpjegim shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend, Ardian Gjini.

“Për shkak se nuk po shohim vullnet të dy partitë tjera në opozitë që të procedojnë me shkarkimin të qeverisë, nuk po shohim vullnet që në Kuvend të shkohet me shkarkim të Qeverisë, më tepër ka vullnet të shpërbëhet Kuvendi’, ka thënë Gjini.

Sipas Ardian Gjinit janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje që nuk kanë shprehur vullnet për të rrëzuar qeverinë.

“A kanë faj a s`kanë faj e vlerësoni ju, por nuk po e përkrahin mocionin e Aleancës për shkarkim të qeverisë”, ka thënë Gjini për Kosovapress.

Për shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës Visar Imerin nga Lëvizja Vetëvendosje, rrëzimi i Qeverisë duhet të bëhet kur partitë opozitare të jenë të bashkuar.

E sa për peticionin e AAK, Visar Imeri thotë për Kosovapress se nuk besojnë në sinqeritetin e tyre për rrëzimin e Qeverisë.

Uji Dea

“Ndërkohë, që për sa i përket nismës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ne u kemi thënë atyre disa herë se edhe nuk besojmë në sinqeritetin e tyre si subjekt d uke u bazuar në historikun e vonë që ata e kanë në shërbim të qeverisë, por edhe mendojmë se një çështje e tillë duhet të jetë iniciativë e opozitës e jo iniciativë e ndonjë grupi për ku ta di unë për çfarë interesi. Pra në këtë drejtim konsiderojmë se arsyet pse po rrëzohet Qeveria janë shumë më të rëndësishme sesa momenti kur po bëhet ajo”, ka thënë ai.

Analisti politikë, Ardian Arifaj ka thënë për Kosovapress se partitë opozitare nuk mund të koordinohen mes vete për shkak të përçarjeve të mëdha që kanë.

“Janë disa momente të rëndësishme që duhet të trajtohen ndaras, e para është përçarja që ka ekzistuar në partitë opozitare në Kosovë, të cilat kanë pasur rivalitet me njëra tjetrën, sesa me partitë që janë faktikisht në pushtet dhe ky rivalitet nuk i ka lejuar asnjëherë që të bashkë rëndojnë veprimet e veta si opozitë dhe të veprojnë në disa momente si opozitë e bashkuar dhe si kundërshtare e koalicionit qeverisë kjo po del në pah edhe këtë here kur partitë opozitare nuk mund të bashkërendojnë veprimet e veta për zgjedhjet ose datën e zgjedhjeve apo për çfarëdo që shtrohet para tyre”, ka thënë ai.

Arifaj ka thënë se liderët e partive duhet të punojnë më shumë me qytetarët sesa të merren me atë se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm, meqë sipas tij, janë votuesit ata që e përcaktojnë një gjë të tillë

“Momenti tjetër i rëndësishëm është që të gjitha partitë opozitare duhet të kenë kujdes që më shumë se në Kuvend në këtë vit t`i drejtohen drejtpërdrejt qytetarit votuesit të Kosovës se ai do të jetë adresa që do të vendos se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm kush do të jetë fitues në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë në zgjedhjet komunale të nëntorit të kaluar pamë që qytetari i Kosovës është shumë i vëmendshëm dhe di të çmoj ofertat por di edhe të dënoi mungesën e ofertave dhe vizionit kjo është edhe ajo që sot i mungon opozitës në Kosovë pra një vizion një ofertë bindëse për të ardhmen e Kosovës edhe kjo duhet të jetë pika kryesore që e shqetëson opozitën sot në Kosovë e jo gara se kush do të dëshmohet më shumë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Arifaj.

Ndryshe kryetari i AAK Ramush Haradinaj disa herë e ka përsëritur se Qeveria duhet të rrëzohet e jo të shkohet me shpërbërje të Kuvendit, meqë sipas tij duhet të ndëshkohet keqeverisja që ka ndodhur për këto shtatë vite të qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi. /Telegrafi/