UBT

Makolli: AKR nuk bën koalicion parazgjedhor me PDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aleanca Kosova e Re (AKR), ka vendosur që të mos bëjë koalicion parazgjedhor me asnjërën nga partitë në skenën politike kosovare, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli.

“Jo. Ne, si parti, kemi vendosur që të garojmë vetëm në zgjedhjet nacionale”, ka thënë Makolli për Telegrafin.

Ndryshe, të enjten mediat kanë raportuar se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është duke punuar që t’i zgjasë jetën AKR-së me ofertën për koalicion parazgjedhor, por edhe me marrjen edhe të një kuadri të kësaj partie, respektivisht kalimin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, në PDK.

ARKATANA

Por, reagimi i të parit të Mitrovicës ka qenë i menjëhershëm, i cili përveç se e ka demantuar lajmin e ka quajtur atë dashakeq dhe dezinformues.

“Asgjë nga ajo që thuhet në disa portale, nuk është e vërtetë. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se askush me mua deri sot nuk ka biseduar lidhur me këtë. Është ky një spekulim i paskrupullt medial, që ka për qëllim zbehjen e imazhit tim dhe të AKR-së para qytetarëve të Mitrovicës”, ka deklaruar Bahtiri./Telegrafi/