Zhegra e bombardon Lutën me kërkesa për investime konkrete
Gjilan – Iniciativa qytetare e Zhegrës i ka dërguar një kërkesë për investime Lutfi Hazirit ku janë të renditura mbi 10 projekte të rëndësishme disa prej tyre të lëna në gjysmë dhe disa projekte të reja.
Mustafë Jashari koordinator i IQZH në një letër që i ka dërguar Lutfi Hazirit ka kërkuar investime konkrete në Zhegër.
Në këtë letër dhe kërkesë për investime janë përmendur 10 projekte të rëndësishme siç janë: Renovimi i shtëpisë së kulturës, ndërtimi i shkollës së mesme të lartë, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe shtratit të lumit, ndërtimi i urës mbi lumin që ndanë fshatin në dysh, largimi i deponisë së egër, gypëzimi me gypa nga betoni nga stacioni i policisë deri në lum, ndërtimi i sallës së edukatës fizike në SHMU “Agim Ramadani”, ndërtimi i shkallëve, renovimi i çerdhes për fëmijë dhe rregullimi i rrugëve ku janë përmendur tri rrugë.
Në fund të kërkesës thuhet se banorët besojnë se ftesa e Lutfi Hazirit për kërkesa për investime, do të sjell një dinamizëm në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë pjesë të Anamoravës.”Besojmë se kërkesat e qytetareve në debatet publike nuk do të injorohen. Shpresojmë se këto kërkesa do të tërheqin vëmendjen tuaj dhe do i trajtoni sipas rëndësisë së tyre” thuhet në letrën e IQZH të nënshkruar nga Mustafë Jashari./rajonipress/


