FIDANISHTJA

Arbnor Morina: Po punojmë në kushte të vështira

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Odiseja në KF Gjilanin me fërkimet të cilat i patën tani e një kohë të gjatë tifozët. ”Skifterat” dhe kryesisë aktuale të cilët dhanë dorëheqje ka lënë gjurmë jo të mira brenda klubit duke e penguar në realizimin e programit nga trajneri i KF Gjilanit Arbnor Morina.

Edhe pse për një kohë të gjatë trajneri Morina kishte pengesë për stërvitje me futbollistët e tij për shkak fërkimeve tifoz-kryesi megjithatë ia ka arrit sado pak të zbus gjendjen e acaruar duke bërë përpjekje maksimale që t`i motivoj futbollistët e tij për sfidat që do t`i kenë në Superligën e Kosovës në futboll.
”Po punojmë në kushte tejet të vështira për shkak situatës së krijuar në klub, skuadra së pari nuk është e kompletuar fondi i futbollistëve është mjaft brengosës, ndërsa gjer më tani nuk kemi asnjë përforcim në klub dhe nuk e di se kush çka po mendon me këtë gjendje në klub” shprehet trajneri Morina.

Përpos që skuadra ka probleme me futbollist ajo ka probleme edhe me stërvitje duke ditur se shumë klube tjera janë në fazat e fundit të përgatitjeve.
”Me stërvitje jemi shumë vonë për shkak situatës në klub, ne po punojmë, unë po kryej obligimin tim ndaj klubit, unë me politik të klubit nuk merrem, unë stërvit futbollistët dhe bëj përpjekje t`i aftësoj për kampionat tjerat gjëra nuk më interesojnë se kush po vjen apo shkon. Na kanë mbet edhe pak dit në dispozicion gjerë në fillim të kampionatit e ne askund nuk jemi, por po shpresoj se gjërat do të përmirësohen brenda klubit dhe ne do ta kemi shumë ma lehtë si kryesia, futbollistët e gjithë stafi punues në klub” thekson trajneri Arbnor Morina.

FIDANISHTJA

Në radhët e “bardh e kuqve” të Gjilanit nuk dihet se si do të vazhdohet më tej për këtë gjë trajneri dhe shumë futbollist janë në dilemë të madhe.

“Ne po kryejmë stërvitjet në mënyrë maksimale po tentojmë bile të kompensojmë atë çka kemi lëshuar gjer më tani, por po përsëris gjithçka do të varet nga situata financiare së pari të stabilizohet klubi dhe eventualisht të largohemi ndonjë ditë jashtë vendit për të mbushur “akumulatorët”. Jam i bindur se më në fund edhe skuadrës së Gjilanit do t`i buzëqesh fati dhe të rifillojmë rrugën tonë ashtu siç duhet” ka porositur trajneri Arbnor Morina./rajonipress/