Uji Dea

Limaj: Politika aktuale vrapon pas votës e jo pas qytetarit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Partia më e re në vend, NISMA për Kosovën ka mbajtur tubim në Ferizaj, me ç’rast është themeluar këshilli Iniciues i NISMA në këtë qytet.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë separtia që ai drejton do të ndal degradimin e institucioneve që po trajtohen si pronë private.

“Nisma ka ardhur për të ndalë degradimin e institucioneve që kanë filluar të trajtohen si pronë private, e që në vend se të jenë në shërbim të qytetarëve për të cilat edhe janë krijuar, ato janë kthyer në shërbim të pushtetit për të përndjekur dhe frikësuar qytetarët. Kjo është merita e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, e jo e atyre që i shohim në TV. Shembulli më I mirë është në Anamoravë, rasti i Kllokotit. Nuk kemi dalë kundër askujt, por jemi bashk për me ju dalë në ndihmë këtyre njerëzve që kanë kontribuar për këtë vend.” ka thënë në fund Limaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi u premtoj ferizajasve se NISMA mund të qeverisë më mirë me Kosovën.

ARKATANA

“Ne, jemi të bindur se dimë, dëshirojmë dhe mund të qeverisim më mirë, Republika e Kosovës kërkon një qeverisje ndryshe, ne, dimë, dëshirojmë të qeverisim më lirë të kursejmë para në shërbim të publikut, ne, nuk dëshirojmë të kemi qeveri aligatori, të ngadalshme, tinëzare e të pangopur, ne, dëshirojmë që njerëzve të ditur, ekspertëve dhe kompetentëve t’ua hapim rrugët e udhëheqjes së institucioneve të shtetit, si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal”, tha Jakup Krasniqi.

Ndërsa kryetari i Nismës për Kosovën për qytetin e Ferizajt, Emri Ilazi ka thënë se:

“Ferizaj sot ka humbur durimin nga gjendja aktuale politike. Sot ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të keqën e pushtetarve të cilët nuk shohin asgjë më shumë se sa interest e grupeve politike duke aluduar se jane të pazëvendësueshme, duke përdorur autoritatizmin si mjetin e vetëm për realizimin e interesave të tyre, duke nëncmuar vlerat e qytetarëve shumicë si: Bujqit, punëtorët intelektualët, pensionistët të cilët janë të tepërt sipas tyre. Ata mendojnë se duhet të jenë robër apo shërbëtorët e tyre, duke harruar se qeveritarët e vendit duhet të jenë në shërbim të qytetarëve pa dallim.