ARKATANA

Vdes edhe viktima e dytë nga gripi i derrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka vdekur të enjten në mëngjes, edhe pacienti i infektuar me virusin H1N1. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj.Gjashtë pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar, në këtë klinikë, nga…

Ka vdekur të enjten në mëngjes, edhe pacienti i infektuar me virusin H1N1. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj.

Gjashtë pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar, në këtë klinikë, nga infeksioni i traktit të poshtëm respirator, që shkaktohet nga virusi H1N1, i njohur dikur si “gripi i derrit”.

“Ka vdekur, sot diku rreth 4.30, njëri prej dy pacientëve që ka qenë në respirator”, tha Dreshaj për Radion Evropa e Lirë.

Uji Dea

Viktima e sotme, ishte njëri nga dy pacientët me H1N1, që ishin në gjendje kritike nga ky virus.

Pak javë më parë, Kosova ka shënuar viktimën e parë nga gripi H1N1, një grua 57 vjeçe nga komuna e Dragashit.

Në Klinikën Infektive në Prishtinë, 40 pacientë janë konfirmuar si të infektuar me “gripin e derrit”, që nga fillimi i këtij viti.

Mirëpo, drejtori i kësaj klinike, ka thënë se nuk ka vend për panikë, meqë tash e pesë vjet është menaxhuar suksesshëm sezoni i viruseve, dhe se ka barna të mjaftueshme për të trajtuar këto infeksione.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.