Nderohet gazetari i sportit i RajoniPress
Gjilan -Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ka nderuar me mirënjohje gazetarin gjilanas të sportit Sylejman Ismajli për vitin 2016.
Gazetari Sylejman Ismajli tani gazetar i portalit Rajonipress tani e një kohë të gjatë ka dëshmuar se i takon gazetarisë profesionale dhe moderne.
Në mesin e shumë gazetarëve anembanë Kosovës si ato elektronike dhe të shkruara Ismajli i cili një kohë të gjatë është në zejen e gazetarisë sportive me shkrimet e tij ka bërë që Shoqata e Gazetarisë Sportive ta nderoj me mirënjohje.
Ismajli për një kohë të gjatë ishte gazetar në “TV Men”, pastaj në “Koha Ditore” në Gazetën sportive “Sport” e së fundmi në portalin “Rajonipress”.
“Është një nder i veçantë të nderohesh nga kolegët dhe nga një shoqatë profesionale sportive por e gjithë kjo është arritur me ndihmën e kolegëve të cilët vazhdimisht kontaktojmë për çdo ngjarje sportive, këtë mirënjohje e ndaj së bashku me të gjithë kolegët e mijë të gazetarisë”, shprehet gazetari Sylejman Ismajli.
Mirënjohjen gazetari Ismajli e mori nga kryetari i gazetarëve sportiv të Kosovës Arlind Grantolli.
Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe disa mirënjohje për njerëzit e sportit dhe të gazetarisë./rajonipress/


