UBT

Demiri: Ramushin po e do populli

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Xhevat Demiri është njëri nga njerëzit më të afërt të Ramushit kur bëhet fjalë për pjesën e Anamoravës. Demiri thotë se protesta masovike dhe me pjesëmarrje nga të gjitha partitë, shoqatat, shoqëria civile, ekspert, profesor universitar, student, bujk, mjek etj, po dëshmon se populli po e donë dhe po e përkrah Ramush Haradinajn.

Xhevat Demiri tha për rajonipress se është i kënaqur që protesta e së shtunës në mbrojtje të Ramush Haradinjat ishte masovike dhe gjithëpërfshirëse. “Edhe në këtë kohë të ftohtë njerëzit nuk kanë ngurruar që të dalin në protestë dhe të kërkojnë drejtësi për Ramushin. Ky solidarizim, kjo njohje që i bëhet Ramushit nga ana e popullit është krenari për tërë Kosovën” tha Demiri.

Demiri thotë se vet fakti se protesta ishte masovike dhe me pjesëmarrje nga të gjitha partitë, shoqatat, shoqëria civile, ekspert, profesor universitar, student, bujk, mjek etj, po dëshmon se populli po e donë dhe po e përkrah Ramush Haradinajn.”Lideri i AAK-së tashmë është lider i popullit të Kosovës. Ai e mbrojti popullin në ditët më të vështira të luftës, kurse populli tani po e përkrah me të gjitha format”.

Uji Dea

Sipas Demirit janë vet qytetarët që e kanë kuptuar mungesën e Haradinjat në skenën politike kosovare. “Ramushi është politikan i besës, është njeri vendosës dhe ka kurriz e ka elan në politikë. Ramushi nuk din të dorëzohet e as të jetë servil ndaj zhvillimeve dhe kjo e bënë atë të qëndrueshëm në të gjitha kohërat dhe furtunat” tha Demiri.

“Arrestimi i fundit Haradinajn vetëm sa e ka bërë më të fortë, më të afërt me popullin dhe më guximtar në qëndrimet e tija. Pak ka lider në Kosovë që kanë guxim të bëjnë konfrontime të tilla çfarë bëri lideri i AAK-së. Kur janë në pyetje interesat kombëtare Haradinaj është i pafalshëm dhe nuk njeh autoritete” shprehet Demiri.

Demiri tha se është i sigurt se edhe vet Franca do të kërkojë falje për çfarë ka bërë në raport me Ramushin. “Unë jam krenar që Ramush Haradinaj ka ditur dhe këtë po e bënë edhe tani ta mbrojë Kosovën, t`i mbrojë vlerat e luftës së U ÇK-së, ta mbrojë sakrificën e kombit”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.