KKVITI

Lugina e Preshevës i dërgon raport OKB-së

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

OKB-ja ka pranuar një raport nga Presheva mbi diskriminimin e të drejtave të njeriut, në këtë rast të shqiptarëve entikë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Lajmin e bën të ditur, “Presheva jonë”, me seli në Gjenevë, duke iu referuar një zyrtari të OKB-së. Ky raport, pikërisht nga KKSH, paraqitet në OKB pikërisht në javën e parë të punimeve të Sesionit të 25-të të saj për të Drejtat e Njeriut.

Raporti në fjalë, i cili përshkruan politikën diskriminuese të Serbisë ndaj qytetarëve në Luginën e Preshevës, është dërguar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, i nënshkruar nga kryetari i saj, Galip Beqiri.

Fillimisht në këtë raport nga Presheva në adresë të OKB-së thuhet se “marrëdhëniet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë kanë përkeqësuar edhe më shumë krizën politike dhe sociale në Luginën e Preshevës”.

Sfidë tjetër është edhe zvarritja dhe mosnjohja e diplomave të studentëve që studiojnë në Kosovë apo Shqipëri…Pos kësaj mungesa e një universiteti në Luginën e Preshevës është kjo një e drejtë tjetër që iu mohohet shqiptarëve etnikë në Preshevë, Bujnaoc dhe Medvegjë. Bashkë me të përndjekjet e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së edhe pse ndaj tyre vetë Serbia ka dhënë amnisti, pastaj papunësia e madhe…

Gjithashtu, sipas raportit nga Presheva “nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës po përballen me një mungesë të teksteve të përshtatshme dhe disharmonike të plan-programeve shkollore, sidomos kur konsideron se autoritetet serbe nuk lejojnë përdorimin e teksteve shkollore nga Shqipëria apo Kosova dhe nuk ofrojnë alternativa, që janë funksionale dhe në përputhje me nevojat e studentëve shqiptarë që ka ndikuar seriozisht në migrimin e tyre në vendet europiane. Kjo po dëshmohet edhe në reduktimin e dukshëm të nxënësve në shkollat shqipe.. Pra e tëra kjo politikë diskrimiuese bashkë me eksodin, s’ka si mos të quhet pos spastrim etnik… »

“Edhe mungesa e investimeve adekuate dhe mungesa e një strategjie për të mbajtur zhvillim ekonomik komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në një gjendje të varfërimit sistematik. Edhe pse ky rajon është konsideruar si ndër më të pazhvilluarat në Serbi në bazë të numrit të banorëve, qeveria e Serbisë ka investuar së fundmi në ndërtimin e një bazë ushtarake “Jug” në Bujanoc, që është gati sa investimet e dhjetë vjetëve të tjera në të gjitha projektet civile. Qeveria serbe investon dhjetëra herë më pak për shqiptarët e Serbisë krahasuar me serbët e Kosovës.”. kanë nënvizuar raportuesit nga Lugina e Preshevës.

FIDANISHTJA

Sipas këtij raporti “ndryshe nga serbët e Kosovës që bojkotojnë sistemin e Kosovës, shumica e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës deri këtë vit kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi. Ata kanë krijuar tashmë Këshillin Kombëtar Shqiptar në kuadër të kornizës aktuale ligjore të Republikës së Serbisë, edhe pse ajo, si Kushtetuta e Republikës së Serbisë, ende nuk ofron mundësi të mjaftueshme dhe nuk ka dispozitë të veçantë, që do të mundësonte realizimin e të drejtave kolektive të komuniteteve pakicë sipas standardeve evropiane”.

“Megjithë vullnetin e mirë politik dhe sjelljen konstruktive të shqiptarëve në Serbi, pjesëmarrjen tonë dhe gatishmërinë për t’u përfaqësuar në institucionet e Serbisë kjo nuk po jep rezultatet e dëshiruara, sidomos për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë serbe për të respektuar dhe promovuar të drejtat individuale dhe kolektive të lokale shqiptar“, citohet më tej në raport.

Në fund të raportit nga Bujanoci të kryetarit të KKSH-së, Galip Beqiri drejtuar OKB-së në Gjenevë shpjegohen arsyet e bojkotimit të dialogut me Beogadin dhe bojkotimin e zgjedhjeve serbe me 16 mars nga shumica e partive shqiptare ne Luginën e Preshvës

“Liderët politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë marrë qëndrim unik, që të ndërpresin bisedimet me Qeverinë serbe. Për shkak se politika e Beogradit zyrtar vazhdon t’i diskriminojë skajshmërisht shqiptarët e Luginës. Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe moskthimi i lapidarit në Preshevë, konfiskimi teksteve shkollore shqipe, ndalimi iflamurit dhe simboleve të tjera kombëtare, mosdemilitarizmi i rajonit, moslargimi i lapidarit të paramilitarëve serbë mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë, i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptare në mënyre drastike, duke i dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë”, thuhet në raport.

Siç kemi njoftuar, në sesonin e këtij viti të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, qeveria serbe do të flasë për Kosoven, me theks të veçantë për serbët e Veriut me qëllim sensibilizimin për ta. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se edhe shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati veç situatës në Shqipëri pak ditë më parë në fjalimin e tij në OKB dhe takime me drjetues të kësaj organizate në Gjenevë foli kryesisht mbi shkeljen e të drejtave në Siri, Ukrainë dhe Kore, por jo në Kosovë e Preshevë.

Punimet e sesionit të këtij viti po ndiqen nga personalite të larta të OKB-së edhe mbi 100 ministra si dhe delgacione përfaqësues nga Ballkani si: Shqipëria, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Greqia, Bosnje dhe Hercegovina etj. Delegacioni shqiptar kryesohet nga ministri ynë i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i shoqëruar nga ambasadorja në OKB, Filloreta Kodra./preshevajone/